Komunitet

Porta ku shkelën mijëra emigrant që mbërritën në Amerikë në vitet 1900, mes tyre edhe një shqiptar

Ishulli Ellis ishte një portë për miliona emigrantë që arrinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vend i është njohur si stacioni me i ngarkuar i inspektimit të emigrantëve nga 1892 deri më 1954.

Mes viteve 1905 dhe 1914, në Shtetet e Bashkuara arritën mesatarisht një milion emigrantë në vit.

Mesatarja e emigrantëve që kalonin në ishullin Ellis ishte rreth 5000 veta në ditë. Ndërsa dy e treta e njerëzve që emigruan drejtë SHBA-ve vinin nga Evropa lindore, jugore dhe qendrore.

 Viti që shënoi numër rekord  të emigrantëve që mbërritën në Amerikë , ishte viti 1907, saktësisht 17 prill, ku  kaluan 11.747 persona ne tokën amerikane.

Pas miratimit të Aktit të Emigracionit të vitit 1924, i cili kufizonte në masë të madhe imigracionin dhe përpunimin e lejuar në ambasadat e huaja, emigrantët e vetëm që kalonin nëpër stacion ishin ata që kishin probleme me dokumentet e imigracionit, refugjatët e luftës.

Sot Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve.

Personat që mbërrinin në Amerikë kalonin në disa proceduara, ata duhet t’ju përgjigjeshin 29 pyetjeve, duke përfshirë emrin, profesionin, dhe shumën e parave.

Ishte e rëndësishme për qeverinë amerikane që të sapoardhurit të kishin para për të filluar jetën e tyre në Amerikë. Mesatarja që qeveria kërkonte që emigrantët të kishin ishte mes 18 deri 25 dollarë.

Ellis Island nganjëherë njihej si "Ishulli i Lotëve" ose "Heartbreak Island" për shkak të atyre 2% që nuk ishin pranuar pas udhëtimit të gjatë transatlantik.

Kissing Post -ishte një kolonë prej druri jashtë zyrës së regjistrimit, ku të sapoardhurit u përshëndesnin  me të afërmit dhe miqtë e tyre me lot e dhimbje.

Më poshtë do të shihni disa foto të emigrantëve që kanë mbërritur në atë periudhe në Amerikë, mes tyre edhe një shqiptar.

Një burrë bavarez
Një burrë danez
Një grua holandeze
Një prift ortodoks grek
Një grua greke
Një njeri, prejardhja e të cilit nuk ishte identifikuar, ndoshta rus
Një njeri rumun
Një grua sllovake me fëmijën e saj
Një shqiptar
Nje djalë indian
Një grua italiane
Një njeri tjetër, prejardhja e të cilit nuk ishte identifikuar, ndoshta rus

Por kush ishte emigranti i parë shqiptarë që ka emigruar në Amerikë përpara viteve 1900?

Emigrantin e parë shqiptar në Amerikë tani e dimë nga libri e Konstandin Demos apo Nini Demos, sikurse njihej nga shqiptarët e kohës së tij që jetonin në Boston, ose në qytetet afër tij. Demos zbulon se i pari emigrant shqiptar që mbërriti në Amerikë qe Kolë Kristofori nga Katundi, një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Ninoja thekson se Kolë Kristofori arriti në Amerikë në vitin 1884 dhe pasi punoi atje dhjetë vjet u kthye në fshat me qesen mbushur me para dhe i veshur me rroba të ngushta alla frënga, jo me shallvare, as me kaftan, sikurse mbanin përgjithësisht fshatarët e asaj ane, por me veshje europiane.

Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.

Me vonë Kola u dorëzua prift dhe punoi si meshtar ortodhoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë