Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajt korrik-shtator të vitit 2022, lindshmëria në vend ka vijuar rënien, me 20% në raport vjetor, duke rezultuar 6.172 . Me të njëjtin ritëm ka rënë dhe numri i vdekjeve, po 20% për të njëjtat periudha, 5.130 total.
Sipas qarqeve, të gjitha kanë pësuar rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë të këtij viti. Korça shënon rënien më të madhe, 30% dhe Berati rënien më të vogël, 9%. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve mbetet Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët mbetet Gjirokastra me 90 lindje.

Numri i vdekjeve pati po ashtu rënie në 11 qarqe të vendit, ku më pak u shënuan në Kukës, 126 vdekje dhe më shumë në Tiranë, 1.244 vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë ka rezultuar pozitive në total, me 1.042 lindje më shumë se sa vdekje për tremujorin e tretë 2022, një vit më parë ajo ishte 1.400. Sipas qarqeve, ajo ka rezultuar negative në 6 nga ato dhe pozitive në 6 të tjera.
Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



