Nga Gazeta ‘SI’- Politico.eu i ka dedikuar në artikull pritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitin e Komunitet Politik të Europës, duke e etiketuar si “të çuditshëm”.
Ideja e kthimit të liderëve europianë në bebe me anë të Inteligjencës Artificiale është një ndër gjërat e çuditshme, shkruan Politico.eu duke theksuar se Giorgia Meloni “u shkri së qeshuri” dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen po shikonte me shumë entuziaëm ekranin.
“Disave nuk u bëri përshtypje, p.sh presidenti turk Erdogan qëndroi i ngurtë gjatë të gjithë kohës që shfaqej video dhe qeshi lehtë kur version i tij foshnje, me mustaqe doli në ekran”, thotë artikulli.
Më pas, gjatë një fjalimi, Meloni e falenderoi Ramën duke thënë “më bëri të ndjehem e re përsëri”.


Videoja mund të ketë qenë fare mirë ideja e Ramës, i cili ka krijuar një reputacion si një figurë e çuditshme. Më parë ka qenë piktor me banim në Francë dhe njihet për karakterin e tij karizamtik.
Më herët gjatë ditës, Rama – i cili u rizgjodh në qeveri këtë javë – mirëpriti liderët vizitorë me atlete dhe ra në gjunjë i ngazëllyer kur mbërriti Meloni.
Megjithatë, temat në tryezën e Tiranës nuk janë aspak argëtuese. Udhëheqësit europianë, shumica e të cilëve mbështetës të Ukrainës, shpresojnë të rrisin presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin me sanksione të reja ndërsa bisedimet mes Kievit dhe Moskës fillojnë në Stamboll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




