Oficerja e policies, Ina Nuka, e cila u lëndua gjatë protestës së banorëve të “Astirit” para Kuvendit, ku pas shpërthimit të një kapsolle në dorë ajo dëmtoi rëndë gishtat, do të marrë nga shteti 12 paga mujore, rreth 8 milionë lekë të vjetra, të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i shtetit.
Vendimi vjen pak pas kthimit të saj nga Turqia, aty ku dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, për të rikuperuar gishtat.
“Për buxhetin e vitit 2018, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare, në masën e 12 pagave mujore për Ina Gavrosh Nuka, me detyrë oficere e patrullës së përgjithshme, sektori shqiponja, e plagosur në krye të detyrës,” shkruhet në VKM. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




