Lajme

Policia thirrje për mosbllokim rrugësh: Do të ndërhyjmë me forcë

Policia doli me një deklaratë ku u bënte thirrje të gjithë qytetarëve që protestojnë që të mos bllokojnë rrugët dhe qarkullimin, pasi në të kundërt do të veprojë me forcën e ligjit.

“Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve”.

“Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, mbyllet deklarata e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë