Pak më shumë se 24 orë nga fillimi ndeshjes së fundit eliminatore të Uefa Nations League, mes Shqipërisë dhe Skocisë në “Loro Boriçi”, Policia e Shtetit ka bërë publike masat e sigurisë. Përmes një njoftimi për shtyp, polica ka bërë më dije të gjitha rrugët dhe sheshet që do të bllokohen në qytetin e Shkodërs me qëllim mbarëvajtjen e kësaj sfidë zyrtare.
Kështu, duke filluar që nga mesdita e ditës së shtunë do të kufizohet qarkullimi në rrugët: “Bujar Bishanaku”, “Zyhdi Repishti”, “Xhabije – Parrucë”, “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”, “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”, “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë” dhe në bulevardin “Zogu i Parë”. Policia këshillon të gjithë tifozët që do të zbarkojnë në Shkodër ditën e shtunë që për lehtësi qarkullimi të përdorin Unazën e qytetit. Në njoftim strukturat drejtuese të “unirmave blu” sqarojnë se marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozëve vendas dhe të huaj.
Ndeshja fillon në orën 20:45, por Policia iu kërkon tifozëve që të shkojnë në “Loro Boriçi” që në orën 17:00, me qëllim shmangien e konfuzionit. Tifozët që do të shkojnë në stadium përveç biletës dhe eliminimit të sendeve të forta do duhet të kenë me vete edhe një mjet identifikimi. Sakaq në njoftimin zyrtar Policia nuk ka bërë me dije numrin e efektivëve që do të jenë qytetin e Shkodrës për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve edhe pse tifozët pritet të jenë të shumtë, pasi vetëm 2500 kanë mbërritur nga Skocia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




