Nga Gazeta Si- Në fillim të sezonit turistik, Policia ka publikuar planin e masave për menaxhimin e fluksit turistik, nga bllokimi i qarkullimit për mjetet e rënda tek puna 12 orëshe e policëve.
Në njoftimin zyrtar për mediat thuhet se deri me 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë si dhe do ketë policë me biçikleta që patrullojnë në plazhe.
Gjithashtu do të përdoren edhe dronë nga shërbimet policore për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore.
Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dronët dhe alkooltestuesit, do të jetë 24/7 në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.
Kontrolle të shtuara do të ketë edhe në kufi, ku do të shtohen edhe sportelet dhe punonjësit në Pikat Kufitare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.