Lajme

Policia përforcon radhët për protestën, 700 efektivë dhe FNSH e RENEA

700 punonjës policie janë angazhuar për garantimin e sigurisë në protestën e dytë kombëtare të thirrur kundër rritjes së çmimeve.

Përveç punonjësve të të gjithë komisariateve të Tiranës, janë angazhuar edhe efektivë nga Durrësi dhe Elbasani, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Garda e Republikës dhe në gatishmëri është edhe shërbimi zjarrfikës.

Po ashtu, pranë Kryeministrisë u pozicionuan edhe forcat RENEA, bashkë me dy autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.

Pavarësisht masave të përforcuara të policisë, protesta në dy orët e para të saj ka qenë e qetë, ndërsa policia nuk ka një vendim se si do të reagojë në lidhje me njoftimin e protestuesve për të qëndruar 24 orë në bulevard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë