Politike

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestë, theksoi se ajo do të jetë paqësore.

Sa i përket deklaratës së Policisë së Shtetit, se nuk e merr përsipër tubimin e sotëm, Berisha tha se policia duhet të bëjë detyrën.

Ai shtoi se ajo madje duhet të rujë zyrtarët që sipas tij po arratisen dhe i bëri thirrje organit të akuzës që t’u bllokojë provizorisht të gjitha pasaportat zyrtarëve që kanë dosje në SPAK.

“Protesta është paqësore, organizojmë vetëm protesta paqësore. Ne e kemi platformë këtë, po mos ta kishim nuk e thoja unë këtë. Jemi opozitë demokratike, opozita nuk ka banditë të tipit Proda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, si ata.

Ndaj ky është një akt provokacioni  i rëndë që nuk ka asnjë ndikim. Opozita do shkojë deri në fitore të plotë. Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë” tha ai.

Ndërsa për takimin e Ramës me Trumpin në mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashington, tha se Shqipëria sipas tij ishte në hallin e saj të madh pasi nuk kishte me kë të përfaqësohej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë