Në zbatim të masave parandaluese për mospërhapjen e koronavirusit, policia ka mbyllur prej ditës së djeshme 522 lokale, 29 palestra, 65 bilardo, dhe 39 disko, pube dhe lokale me muzikë live.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.
Kryepolici Ardi Veliu urdhëron Drejtoritë Vendore që të mos lejojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve në lokale, palestra, pub-e etj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ngarkon gjithashtu uniformat blu me përgjegjësinë që mos lejojë tifozët të futen në stadiume dhe të ndjekin ndeshje futbolli, pasi ato do të luhen rregullisht por pa tifozë.
Edhe pse me vendim qeverie janë ndaluar koncertet, tubimet, manifestimet apo dëgjesat publike, Veliu thotë se është detyrë e Policisë që të mos lejojë asnjë prej tyre.
Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.
Ndër të tjera, policia kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




