Nga Gazeta ‘SI’ – Pas një procesi të gjatë konsultimi, qeveria i ka dërguar Kuvendit një projektligj që synon ngritjen e një strukture të posaçme në Policinë e Shtetit, për gjurmimin e pasurive që lidhen me veprimtari kriminale.
Kjo strukturë do të quhet Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) dhe do të mund të shfrytëzojë data-bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, mbi subjektet e veprimtarisë kriminale dhe pasuritë e tyre, dhe të gëzojë pavarësi operacionale.
Zyrës do t’i lejohet akses në llogaritë bankare me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin ose ndjekjen penale të veprave penale.
ZRA, thotë drafti, do të mund të veprojë edhe jashtë Shqipërisë, sipas marrëveshjeve që ka shteti shqiptar dhe do të ketë pavarësi operacionale. Ajo do të jetë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, e cila do të mund të emërojë dhe shkarkojë kreun e Zyrës.
Ky ndryshim, lidhet me nismën e qeverisë për parandalimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.