Policia thotë se 550 punonjës rendi janë angazhuar në mbarë vendin për mbarëvajtjen e provimit tq parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj.
“Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit planifikoi me shërbim rreth 550 punonjës police dhe 50 automjete policie’, thotë policia në njoftimin e saj.
Siç njofton policia, Drejtoria e Rendit Publik monitoroi shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimit të provimit.
Sot u zhvillua provimi i parë për maturantët, ai i gjuhës së huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




