Lajme

Polici rrugor gjen 6-vjeçaren që u kishte humbur prindërve (video)

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë ka gjetur një vajzë të mitur, humbja e së cilës ishte denoncuar pak orë më parë. Punonjësi i Policisë Rrugore ishte duke kryer shërbimin në aksin e Zogut të Zi në drejtim të Laprakës, kur ka vënë re vajzën e vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.
Punonjësi i policisë e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Numër. 3 në Tiranë.
Siç thuhet në njoftim, Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun (efektivin e Policisë) se prindërit e vajzës sapo kishin bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.
Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe u është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/434775697139344/?eid=ARB5IVnTyCUtWAlDx9OrB-LzoUy1jLva97sp49bKEHTTJ56lIl-nrXpN_l1_ZnjWkKccno0JJF69ZHgp

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë