Gazeta Si – Gjermania është kritikuar nga tifozët dhe shtypi pas eliminimit nga Botërori, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Kosta Rikës. Në kaosin e polemikave është shtuar edhe një element që përfshin federatën gjermane.
Sipas ‘Sport1’, DFB e kishte prenotuar fluturimin e kthimit të skuadrës para ndeshjes me Kosta Riikën, duke dhënë indirekt një sinjal dorëzimi ende pa luajtur shanset e fundit në Grupin E.

Në fakt, është normale që pjesa organizative e kombëtares të lëvizë para eventeve, duke prenotuar fluturimet para kohe. Në rast se Gjermania do të kualifikohej, me shumë mundësi do të ishte gati plani tjetër për qëndrimin në Katar.
Megjithatë, në një ambient të trazuar, siç është aktualisht ai në kombëtaren gjermane, çdo fakt i ri shton polemikat për vetë faktin se dështimi është i vështirë për t’u përtypur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



