Një pallat me 300 dhoma, i cili mbulon rreth 90,000 metra katrorë, i kompletuar me një pishinë, park dhe plazh me dalje private në det. Kjo është është vila 60 milionë euro ekstra-luksoze që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ndërtuar për të kaluar pushimet verore në Marmara, një nga vendpushimet më ekskluzive në bregdetin jugor të Egjeut të Turqisë.
Një pallat, i cili po ngjall kritika të forta në opinionin publik. Imazhet e “Pallatit të Verës”, siç u riemërua, duke evokuar të ashtuquajturin “Pallati i Bardhë” që kreu i shtetit kishte ndërtuar në kryeqytetin Ankara, u shpërndanë nga gazeta laike e opozitës, “Sozcu”. Në fotot të realizuara nga ajri të vendbanimit, të përfunduar në vitin 2019, shihet edhe një pistë helikopterësh.
Vala e indinjatës ishte shumë e fortë, për arsye të ndryshme: së pari për koston e tepërt në një periudhë të vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e rëndë të lirës turke për shkak të pandemisë, por edhe për shpyllëzimet masive të zonës së nevojshme për zgjerimin e ndërtesës, në vendin ku ishte vendosur dikur rezidenca verore e ish-presidentit, Turgut Ozal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje