Rastet e reja me koronavirus rriten dita-ditës në vende pune që ka grumbullime punonjësish, qofshin fasoneri apo institucione.
Rastet më të reja janë tre punonjëse të një fasonerie në Pogradec, të cilat kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Gjithashtu janë infektuar edhe dy infermiere të cilat punojnë në qendrat shëndetësore në fshatrat e Pogradecit, si dhe një nxënës në një nga shkollat e qytetit.
Mësohet se fasoneria me 110 punonjës është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërkohë që janë dezinfektuar edhe ambientet e qendrave shëndetësore.
Nxënësi i infektuar është kontakt i një prej punonjësve të fasonerive dhe ai nuk është paraqitur asnjë ditë në shkollë.
Infermieret dhe punonjëset e fasonerisë janë gra të moshave 30-50 vjeç.
Ditën e djeshme në Pogradec rezultuan 5 qytetarë pozitivë.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë apelon se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




