Slloveni Tadej Pogacar sulmoi 5 herë dhe në kalimin e tretë në Oude Kwaremont thyen rezistencën e kundërshtarëve duke mbërritur i vetëm në Oudenaarde për atë që ishte suksesi i dytë në Ronde dhe i 8 në karrierë. Mads Pedersen fitoi sprintin e ndjekësve duke lënë pas Mathieu van der Poel dhe Wout van Aert. Ligji i më të fortit funksionoi në “Tour de Fiandre” duke kurorëzuar Tadej Pogacar si Mbretin e tij.

Slloveni ndëshkoi ndjekësit me sulme të njëpasnjëshme deri në të 5 dhe më të rëndësishmen në Oude Kwaremont ose ndryshe 18 kilometra nga fundi. Një provë force për arritjen e suksesit të dytë në Ronde. Pas shpatullave të tij mbetën emra të njohur në këtë sport si Mads Pedersen (i dyti në vitin 2018) duke fituar garën e humbësve kryesuar nga Mathieu van der Poel dhe Wout van Aert.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.