Art dhe Kulture

Poezia e Bob Dylan bëhet lëndë në Universitetin e Kembrixhit

Pas Çmimit Nobel për Letërsi, Bob Dylan bëhet lëndë në universitet. Akademia prestigjioze britanike, Universiteti i Kembrixhit, në fakt ka vendosur të krijojë një koleksion të ri të shkrimeve letrare mbi Bob Dylan, i cili bëhet një lëndë mësimore në një nga institucionet më të rëndësishme universitare në botë. Shtëpia botuese e universitetit anglez ka fituar të drejtat botërore, drejtpërdrejt nga bashkë-redaktori i vëllimit Sean Latham, i “Bota e Bob Dylan”, një vëllim kushtuar artit të kantautorit nga Duluth. Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë libri shkollor i kursit kushtuar Dylan, Çmimi Nobel për Letërsi në 2016, poetika e të cilit u prezantua si më poshtë nga seksioni editorial i Universitetit të Kembrixhit:

Bota e Bob Dylan tregon një jetë shpikjesh krijuese që patën një ndikim global. Është një libër që ofron shkrime për mënyrën e shprehjes së Dylanit. Në mes të rrjedhës së kaq shumë librave për artistin, ky do të thotë diçka të veçantë, thelbësore dhe të freskët.

Bob Dylan bëhet lëndë në universitet 

Jo vetëm Kembrixh. Disa kurse universitare kushtuar poezisë së Bob Dylan, nga Italia në Shtetet e Bashkuara, janë mbajtur tashmë vitet e fundit. Në Oklahoma, në Shtetet e Bashkuara, arkivat e kantautorit aktualisht ruhen në Universitetin e Tulsa.

Çmimi Nobel për Letërsi muzikantit të madh

Në vitin 2016, kur Bob Dylanit iu dha Nobeli, pati një debat të madh nëse duhej t’i akordohej apo jo një kantautori me njohjen më të madhe letrare në botë. Shumë akuzuan Akademinë Suedeze se kishte dashur me çdo kusht të bënte një zgjedhje “oportuniste” dhe në modë, ndërsa në mjedise të ndryshme, përfshirë ato letrare, “shkrim-leximi” i veprës së Dylanit dhe këngëve të tij është theksuar gjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë