Nga Gazeta Si – Vazhdon sezoni pozitiv për Lara Colturi-n e cila zuri vendin e 3-të në garën e Slalomit që u zhvillua në “Cooper Mountain” në Kolorado, SHBA.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, u rendit e 12-ta një ditë më parë në Slalomin Gjigand. Paraqitje që nuk e pengoi të merrte podiumin e 3-të në 5 garat e këtij sezoni.

Rezultat që barazon atë të vitit të kaluar. Përpara saj në Kolorado u rendit e zakonshmja Mikaela Shiffrin që arriti fitoren e 104 dhe rivalja gjermane, Lena Duerr.
Me podiumin e 3-të rradhazi, befasia Lara Colturi (ALB/Blizzard, +1.85s), shihet si sportistja që mund të ndërpresë serinë e fitoreve të Shiffrin në Slalom.
Pas vendit të 4-rt në zbritjen e parë, Colturi rrezikoi daljen nga pista në startin e zbritjes së dytë, përpara se të rekuperonte mrekullisht për një vend në podium.

“Inkurajohem nga ajo që kur isha 5 vjeç dhe tani jam në një podium me të — kjo është një çmenduri” – tha Colturi për Shiffrin në fund të garës.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Lara Colturi është në vendin e dytë me 278 pikë, 90 pas Mikaela Shiffrin.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


