Rend dhe Ligj

Po transportonte bimë narkotike me fugon, arrestohet efektivi i policisë në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një efektiv policie, pasi është kapur duke transportuar bimë narkotike me fugon.

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar efektivin 23-vjeçar A. K., i cili ka qenë drejtues i mjetit, si dhe pasagjerin K. H., banues në Vlorë.

“Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin fugon me drejtues shtetasin A. K. dhe  pasagjer shtetasin K. H., duke transportuar bimët narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti fugon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celularë.

Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë