Për shkak të kontaktit me rrymën elektrike, një 43-vjeçar ka ndërruar sot në Tiranë.
Bëhet me dije se sot rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet, shtetasi me inicialet E. K.,43 vjeç dyshohet se ishte duke tentuar të riparonte pompën e ujit në pronën e tij, por në një moment ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Goditja ka qene fortë për shkak edhe të lagështirës, e cila e ka përforcuar forcën e rrymës elektrike dhe 43-vjeçar ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




