Lajme

Po punonte mbi urë, humb jetën një punonjës në ‘Rrugën e Arbrit’

Një punonjës në Rrugën e Arbrit ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09.40.

Mësohet se viktima është identifikuar me emrin Astrit Alla, 53 vjeç. Ai ka qenë duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit  Fshat, Klos, ku është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi  për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë