Media Galeri

Po mbante fjalim në OKB, Presidenti i Haitit pi ujë nga… brokja

Ndërsa fliste për deklaratën se “emigrantët po hanë mace e qen” në OKB, Presidenti i këshillit të Haitit tërhoqi vëmendjen, por jo me fjalët që po thoshte. Ai në një moment kishte etje dhe nuk mori një gotë por broken e ujit.

Presidenti i Haitit Edgard Leblanc Fils foli fillimisht me liderët botërorë rreth dhunës së bandave në vend, pasi kryeqyteti i tij Port-au-Prince ka qenë vendi i një lufte të vazhdueshme bandash midis dy grupeve të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Fils ishte gati të bënte një pyetje, por para mori broken e ujit dhe u përpoq të pinte prej saj, në vend që ta hidhte ujin në një gotë. Ai vazhdoi të tentojë, duke krijuar një moment për t'u kujtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë