Nga 6 kandidatura (një emër i mbërritur në moment të fundit) Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mundur të kalojë për shqyrtim vetëm dy prej tyre për ditën e premte duke rrëzuar katër të tjerë, gjatë shqyrtimit për plotësimin e vendin vakant, në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.
Kandidatët; Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto janë skualifikuar nga gara me vendim të KED me argumentin se kandidaturat në fjalë kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Ndërkohë të premten do të vijojë procedura e verifikimit për kandidatët; Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile ditën e premte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



