Harrojeni #HotGirlSummer apo #HotBoySummer, vëmendja tani shkon tek #HotCouplesSummer. Këta muajt e fundit, 5 dyshe fantastike kanë befasuar gjatë gjithë kohës me stilin e tyre duke i koordinuar veshjet e tyre çdo ditë. Edhe nëse thjesht po shkonin bashkë në palestër apo po dilnin për një darkë, këta çifte u siguruan që të dukeshin sa më mirë duke prezantuar një stil i cili ishte gjithmonë gati për fotografët.
Më poshtë, mund të shihni 5 çiftet që shënuan stilin e verës:
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas
Që kur u martuan në dhjetor të vitit të kaluar, stili në çift i Priyanka Chopra-s dhe Nick Jonas ka ardhur vetëm duke u përmirësuar.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
Jenny dhe Arod njihen tashmë për kujdesin që i kushtojnë daljeve publike. Edhe gjatë ditëve të pushimit ata sigurohen që të jenë kombinuar kur shkojnë në palestër, ndërkohë që gjatë daljeve zyrtare çifti gjithmonë paraqet një dozë të lartë elegance.
Sophie Turner dhe Joe Jonas
Ata ndoshta janë martuar së fundmi, por stili i tyre i përbashkët si çift ka kohë që është vënë në dukje . Gjithmonë në kombinim me njëri-tjetrin ky çift di si të tërheqi gjithmonë vëmendjen.
Justin Bieber dhe Hailey Bieber
Stili i tyre identifikues si çift është bërë mjaft i famshëm tashmë. Ata pëlqejnë të vishen sportiv dhe kjo i bënë të duken mjaft mirë.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid
Ky çift i formuar së fundmi pëlqen rrobat e gjera me stil dhe nuk ngurojnë ti shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.