Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, të cilët u gjykuan me procedurë të shkurtuar.
Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, SPAK kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin, 7 vite heqje lirie. Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandahurve si dhe do të shpallet vendimi.
Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penele.
Pjesë e këtij grupi janë, Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.
Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej, fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.
Të pandehurit akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.