Rend dhe Ligj

Plumba ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, niset drejt Tiranës

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Shkodër. Babë e bir qëllohen me armë zjarri nga një person i paidentifikuar që po qarkullonte me një motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”.

Të plagosurit janë Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.  Ndërkohë ka shpëtuar mrekullisht e shoqja, Vjollca Hasanaj 28 vjeç.

“Më datë 11.10.2020,  rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik,  një person i paidentifikuar që qarkullonte me  motomjet, ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin  shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mentor Hasanaj është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Mësohet se autorë kanë qenë 2 persona me motor. Nuk dihen ende shkaqet, por mendohet se ka lidhje me detyrën e 37-vjeçarit.

Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë