Gazeta Si – Trajneri Silvinjo e ka pasur të plotë grupin sot. Aliji dhe Laçi janë bashkuar me të tjerët dhe stafi kuqezi ka punuar me 26 lojtarët që janë pjesë e listës për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë.
Në momentin e stërvitjes ka ndodhur edhe një episod që mund ta ketë bezdisur pak trajnerin brazilian dhe bashkëpunëtorët e tij. Një grup tifozësh, pjesëtarë të grupimit “Illyrian Elite”, kanë herë me forcë brenda ambienteve, ku stërvitet Kombëtarja, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Arsyeja e këtij veprimi ka të bëjë me pakënaqësitë që kanë këta tifozë ndaj FSHF-së në lidhje me biletat për Europianin e Gjermanisë.
“Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, – ishte banderola që hapën tifozët, më shumë se 50 në numër, në tribunat e kompleksit stërvitor. Pastaj tifozët nisën të këndonin koret e tyre dhe ndezën disa flakadanë.
Në anën tjetër stërvitja vazhdonte dhe për episodin u lajmërua policia, por nuk pati incidente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.