IKMT ka gjobitur me 2 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, për shkak se mbetjet derdheshin në lumin Shkumbin.
Kjo masë ndëshkimore është marrë pas verifikimeve të kryera në shtratin e lumit Shkumbin, ku është vërejtur një situatë e rënduar mjedisore si pasojë e mbetjeve urbane të depozituara pa kriter.
Në kushtet kur Bashkia Rrogozhinë nuk ka kryer veprime konkrete për pastrimin e territorit, IKMT e gjobiti.
Pak javë më parë, përgjatë kontrolleve në territor u konstatuan hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin.
Subjekti i pastrimit u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin.
IKMT mori masë administrative ndaj Kompanisë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.