Shendet

Plazma e gjakut mund të jetë trajtim edhe për osteoartritin

Osteoartriti është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar dhe prek gati 52 milionë njerëz çdo vit. Është vlerësuar se mbi 80% e individëve mbi moshën 55 vjeç kanë shenja të sëmundjes. Ajo zhvillohet kur kërci, pjesa e butë midis eshtrave, dëmtohet. Në mënyrë progresive, nyjet e këmbëve dhe duarve fryhen dhembin dhe pacientët kanë vështirësi në lëvizje.
Aktualisht terapia e vetme e mundshme, e bazuar në kortikosteroidet, synon të lehtësojë simptomat, por nuk ndryshon përparimin e sëmundjes. Për më tepër, hetimet e fundit kanë treguar se përdorimi afatgjatë i steroideve lidhet me dëmtimin e kërcit.
Një studim i kryer nga studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, Texas vlerësoi efektivitetin e përdorimit të trajtimit të plazmës(terapia e plazmës së pasur me trombocite përdor injeksione të një përqendrimi të trombociteve të një pacienti për të përshpejtuar shërimin).
Rezultatet e publikuara në revistën “Regenerative Medicine” treguan se një dozë e vetme e plazmës në nyjën e gjurit ishte në gjendje të përmirësonte lëvizjen funksionale, dhimbjen dhe cilësinë e jetës pas gjashtë javësh.
Në hulumtimet e mëparshme, vlefshmëria e trajtimit me plazmën e pasur me trombocite u bazua në disa parametra që morën parasysh dhimbjen e një individi ose funksionet e kyçeve.
Në këtë hetim të ri shkencëtarët panë rezultatet 12 pacientëve me artrozë në gju. Secili individ mori një injeksion të plazmës së pasur me trombocite dhe u vlerësua se dhimbja e tyre u rehabilitua gjashtë javë më vonë.
Trajtimi PRP, i cila gjithashtu përmban leukocite, përgatitet nga gjaku i personit duke hequr qelizat e kuqe të gjakut dhe duke pasuruar përqendrimin e trombociteve. Sipas studiuesve, këto gjetje sigurojnë bazën për kërkime të mëtejshme dhe më të gjera mbi PRP që mund të trajtojë edhe probleme të tjera shëndetësore.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë