Operacioni “Plazh i lirë” ditën e sotme ka vijuar në plazhet Kunes dhe Shëngjinit. Si rezultat i këtij aksioni janë liruar rreth 2800 m2 plazh i zënë në mënyrë të paligjshme.
Janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.
Policia bën me dije se për këto shkelje janë proceduar penalisht 7 përfaqësues ligjorë subjektesh për veprat penale ” Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.
Gjithashtu një procedim penal është nisur edhe për shtetasit A.N. me detyrë ish-Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.
Operacioni po vijon çdo ditë, me shtrirje në të gjithë zonat bregdetare, në territorin e Qarkut Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




