Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është vendi i parë që sugjeron platforma HelloSafe për t’u vizituar gjatë vitit 2025.
Me një vlerësim prej 75.8 pikësh nga 100 ku përfshihen faktorët klimatikë, Shqipëria ia kalon edhe vendeve të Amerikës Latine, atyre aziatike dhe afrikane.

Sipas raportit, vendet që ia vlen të vizitohen përfshijnë Ksamilin, një “gërshetim gjiresh, ishuj në miniaturë, kepe të pyllëzuara dhe laguna që shkëlqejnë në diellin e vonë të pasdites”, dhe Gjirin e Dafinës, një rezervat natyror i mbrojtur në gadishullin e Karaburunit. Megjithatë, rajonet e brendshme të Shqipërisë janë gjithashtu spektakolare. HelloSafe e quajti vizitën në luginën e ruajtur të Thethit, në rajonin alpin të Shqipërisë, si një nga gjërat më të mira për të bërë këtë vit. Është një zonë e mbushur me kullota alpine, pyje të dendura pishe dhe liqene, të gjitha me një sfond mbresëlënës majash të mprehta.
Renditja vazhdon me Kolumbinë në vend të dytë, Laos, Gana etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.