Lajme

Platforma e bashkëqeverisjes, Rama: Ka filluar të ndihet ndryshimi

Kryeministri Edi Rama në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes deklaroi se platforma e bashkëqeverisjes mund të përdoret edhe nga qytetarët jashtë Shqipërisë për problemet që kanë me administratën në Atdhe. Ai deklaroi se “në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim dhe aktivitet i ndërgjegjshëm”.  

Sipas Ramës, platforma është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit dhe bën me dije se ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në të. Në portal mjaftojnë vetëm tre minuta për këdo që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur.

“Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej. Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën.  Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje”, u shpreh kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë