Sport

Plapp fitoi etapën e 8, Ulissi vesh Bluzën Rozë

Çiklisti i “Team Jayco AlUla”, Luke Plapp fitoi etapën e 8 në “Giro d’Italia 108” nga Giulianova në Castelraimondo, e gjatë 197km. Ai u ndoq nga Wilco Kelderman (Team Visma | Lease a Bike) dhe Diego Ulissi (XDS Astana Team) përkatësisht në vendet 2 dhe 3. Plapp kaloi një sezon të vështirë prej Olimpiadës së fundit, operacionit në puls në Shkurt dhe rrëzimi në kronometrin individual në Tiranë. Diego Ulissi (XDS Astana Team) mori kryesimin e Klasifikimit të përgjithshëm dhe mori Bluzën Rozë.

Rradha e mbërritjes
1 – Luke Plapp (Team Jayco AlUla) – 197km në 4h44’20” me shpejtësi mesatare 41.571 km/h
2 – Wilco Kelderman (Team Visma | Lease a Bike) + 38″
3 – Diego Ulissi (XDS Astana Team)

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Diego Ulissi (XDS Astana Team)
2 – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team) + 12″
3 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 17″

  • Bluza Rozë– Diego Ulissi (XDS Astana Team)
  • Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
  • Bluza e Kaltër– Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
  • Bluza e Bardhë– Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë