Një plan për dimrin që po vjen, për të shmangur rikthimin tek kufizimet si pasojë e pandemisë.
Kjo është ajo që Boris Johnson do t’i njoftojë kombit
Kryeministri britanik do të thotë se “pandemia nuk ka mbaruar”, por se “falë programit tonë fenomenal të vaksinimit, ne jemi në gjendje të jetojmë me virusin pa kufizime të rëndësishme “.
Pra, me shpejtësi të plotë për të punuar mbi vaksinimin: fushata për dozën e tretë do të nisë për të gjithë mbi 50 vjeç.
Imunizimi i adoleshentëve midis moshës 12 dhe 15 vjeç (tre milionë) gjithashtu do të fillojë javën e ardhshme dhe do t’u ofrohet vetëm një dozë sepse është parë që pas dozës së dytë, më shumë efekte anësore ndodhin tek mosha e re.
Këto vendime janë shoqëruar me polemika: disa nga shkencëtarët britanikë kanë argumentuar se do të ishte më mirë të ndaheshin vaksinat në vendet e Botës së Tretë në vend që të ofroheshin doza të treta në vendet e zhvilluara, ndërsa të tjerët kanë theksuar se përfitimet e vaksinave për fëmijët e vegjël janë minimale
Por qeveria ka vendosur të krijojë një “mur imuniteti” për t’u marrë me atë që premton të jetë një dimër i vështirë.
Rastet tani janë stabilizuar në rreth 30,000 infeksione në ditë, por ekziston frika se rihapja e shkollave dhe kthimi në punë mund të bëjë që ato të rriten ndjeshëm, gjë që, e shoqëruar edhe me gripin sezonal, mund të ushtrojë presion mbi sistemin shëndetësor.
Johnson, megjithatë, është i vendosur të shmangë bllokimet e reja ndaj dhe masat që mund të merren në konsideratë, në rast të përkeqësimit të situatës, do të jenë kthimi i maskave në ambiente të brendshme dhe rekomandimi për të punuar nga shtëpia
Për momentin, nuk ka kufizime në fuqi në Britaninë e Madhe
Kufizimet e fundit u hoqën më 19 korrik. Qeveria gjithashtu sapo ka përjashtuar edhe përdorimin e Green Pass, që has një kundërshtim të fortë politik në Britaninë e Madhe nga të gjitha anët. Gjithësesi ai variant është një opsion që mbahet rezervë në një rast ekstrem.
Përshtati në shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje