Krijimi dhe përshtatja e një plani kombëtar të energjisë dhe klimës(NECP), në vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të përshpejtohet që të jetë në të njëjtat hapa me targetat klimatikë, sipas CAN Europë, (Climate Action Network).
Planet duhet të synojnë eficiencën dhe masat për një reduktim të karbonit deri në vitin 2050, një zotim i bërë nga liderët e këtyre vendeve. Deri tani, vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë dërguar drafte të versionit final të NECP-ve, por ka nevojë për zbatim më të mirë të qasjes ndërsektoriale, tha organizata. Serbia nxorri një draft plan gjatë muajit gusht, por nuk ka bërë asnjë progres tjetër.
Duke shënuar përvjetorin e dytë të Deklaratës së Sofies, një raport i ri nga CAN tregon se Ballkani ka bërë shumë pak progres.
Çdo vonesë e mëtejshme mund të rrezikojë premtimet e liderëve rajonalë për të reduktuar emetimet e gazeve serrë duke aplikuar një politikë efektive, paralajmëron CAN. Kjo organizatë thekson se NECP është një plan dhjetëvjeçar që duhet të jetë një nga mjetet praktike në të cilin shteti tregon se si do të arrijë objektivat e tij energjetike dhe klimatike për vitin 2030.
Sipas afateve të NECP-ve, e para duhet të ishte përshtatur në vitin 2020. Sekretariati i Energjisë shtyu datën deri më 30 qershor 2024. Gjithsesi, që procesi të jetë i frytshëm, duhet të nisë punën së shpejti.
Këshilli i Sekretariatit të Energjisë do të miratojë objektivat kombëtare të energjisë dhe klimës për vitin 2030 në dhjetor të këtij viti. Sipas CAN Europe, objektivat e rinj vendosin një reduktim total të emetimeve të gazeve serrë në 60.9% nën nivelet e vitit 1990 dhe një rritje të pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin bruto të energjisë përfundimtare në 31%.
Për ta arritur këtë, grupet e punës NECP të krijuara nga çdo shtet si palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë do të duhet të përmirësojnë politikat dhe masat klimatike.
Draftplanit të Shqipërisë i mungojnë hapa të rëndësishëm
Në rastin e planit të Shqipërisë, ka një mungesë ambicie, sidomos në terma të reduktimit të gazeve serrë. Operimi konkret, ofrim të financimit të përshtatshëm dhe limitet kohore mungojnë për shumicën e masave dhe politikave të parashikuara.
Analiza tregon nevojën për të përmirësuar procesin e konsultimit publik dhe për të mundësuar pjesëmarrjen efektive të publikut në vendimmarrje.
Edhe pse Shqipëria nuk mbështetet në qymyrin si burim energjie, NECP i rishikuar duhet të sigurojë një rrugë të qartë afatgjatë për heqjen e të gjitha lëndëve djegëse fosile. Gjithashtu, plani duhet të sigurojë që rritja ekonomike kombëtare të shkëputet nga procesi i emetimit të karbonit, sipas CAN Europe.
Më shumë saktësi në planin e Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut konsiderohet lider rajonal në aksionin për klimën dhe ka paraqitur objektivat e saj të klimës dhe energjisë në NECP. Data e largimit të afatit përfundimtar, e parashikuar në dokument është e arritshme nëse NECP i rishikuar përmban plane të qarta pas shfuqizimit të termocentraleve ekzistuese me qymyr, me një afat kohor të saktë dhe burime financiare të siguruara.
Zhvillimet e planifikuara në fushën e gazit nuk pasqyrohen në llogaritjet e emetimeve brenda planit, vëren CAN Europe. Gjithashtu, plani i rishikuar duhet të integrojë gjetjet e vlerësimeve të ndikimit në mjedis.
Kuadri NECP për investime
Është me rëndësi të madhe që planet e rishikuara dhe të reja të trajtojnë më në detaje aspektet rajonale të energjisë dhe planifikimin klimatik.
Planet duhet të zhvillohen në një qasje të koordinuar, duke shfrytëzuar mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar dhe rajonal në potencialin e saj të plotë, thotë Frosina Antonovska, Zyrtare për Politikat e Energjisë dhe Klimës për Ballkanin Perëndimor në CAN Europe.
Bashkëpunimi rajonal do të përmirësonte dukshëm sinergjitë dhe do të shmangte dyfishimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës, theksoi Antonovska.
Planet përfaqësojnë plane të integruara ndërsektoriale 10-vjeçare, duke siguruar koordinim në të gjithë sektorët e qeverisë. NECP siguron përfshirjen dhe pjesëmarrjen në kohë të shumë palëve të tjera të interesuara, gjë që duhet të rezultojë në një nivel planifikimi që do të lehtësojë investimet publike dhe private, tha CAN Europe.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë nxjerr rekomandime për përmbajtjen dhe strukturën e NCEP-ve dhe procesin e miratimit dhe rishikimit të tyre./Balkanenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.