Nga Gazeta 'Si'-Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen, ku një 39-vjeçar u plagos me thikë nga një i mitur. Në njoftimin zyrtar thuhet se shkak i sherrit në lokal ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, personi i plagosur Gazmir Gjoni është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.