Ka ndodhur

Plagosje me armë në Tiranë, 52-vjeçari në gjendje të rëndë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit.

"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë