Ka ndodhur

Plagosja në Malësinë e Madhe/ Policia: Konflikti mes 3 personave

Policia ka zbardhur detaje nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe, ku Emanuel Guri i cili mori një plumb në shpatull shkoi në spitalin e Shkodrës, ku edhe i është nënshtruar një operacioni.

Blutë njoftojnë Sadonel Bushataj u shoqërua në komisariat, ndërsa Arsid Kurtaj. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

"Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë