Një ditë pas plagosjes që ndodhi në Mirditë, ku i lënduar mbeti 26-vjeçari Frederik Leka, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes.
Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet A. N.,A. N., V. P. dhe A. P.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” në Mirditë.
I riu u dhunua e më pas u qëllua me plumb në shpatull dhe në këmbë nga 4 personat që janë shpallur në kërkim. 26-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.