Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së 25-vjeçarit dje në kryeqytet në rrugën “Frosina Plaku”.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet E. K, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi u bë për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Mësohet se 22-vjeçari me inicialet E. K rreth orës 13.00, në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me thikë 25-vjeçarin S. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




