Lajme

Plagosi pronarin e shtëpisë në Durrës, identifikohet autori

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjeçari Rexhep Tereziu.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili rezulton me precedentë penal në fushën e narkotikëve.

Në kërkim është shpallur në kërkim shtetasi A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti që ka përdorur autori i dyshuar, një palë veshje dhe prova të tjera që shërbejnë për dokumentimin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen në.13 në Durrës ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e Rexhep Tereziut, plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë