Policia e Kavajës arreston 45-vjeçarin Rizan Aliu, pasi më datë 16 shtator rrahu brutalisht e qëlloi me thikë fqinjin e tij, 60-vjeçarin, Besnik Çelmeta dhe nipin e këtij të fundit. Mbi 45-vjeçarin Rizan Aliu rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Dhuna ndodhi në ambientet e brendshme të një lokali. Rizan Aliu fqinj me 60-vjeçarin hyn menjëherë pas tij në lokal. Pasi i komunikon diçka Aliu tenton që ta nxjerrë jashtë, por Çelmeta refuzon.
Në këtë çast ai e godet me grushte dhe shqelma dhe më pas nxjerr një thikë me të cilën e qëllon disa herë.
Për të ndaluar autorin ndërhyn edhe nipi i Çelmetës, por Rizan Aliu e qëllon edhe atë me thikë. U desh ndërhyrja e një tjetër personi që e bindi autorin të largohet.
Si pasojë e dhunës Besnik Çelmeta dhe nipi i tij u dërguan në Spitalin e Kavajës ku morën ndihmë mjekësore.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



