Lajme

Plagosi me armën e shërbimit 22-vjeçarin, arrestohet gardisti në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një gardist në Tiranë. Mësohet se gardisti ka rënë në prangat e policisë, pasi ka plagosur me armën e shërbimit një person. Policia bën me dije se është arrestuar 22-vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës.
Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me Rrugën e Balshajve, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L. D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia po heton për konfliktin që mund të ketë ndodhur mes dy të rinjve.
Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Florjan Hysa, për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë