Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri një i ri në Mamurras

Gazeta Si – Një 25-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje në Mamurras. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në hyrje të qytetit, si pasojë e një konflikti të çastit.

I plagosuri J.Ndreca u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sa i takon autorit të dyshuar, ai është një 21-vjeçar, i cili u vu në pranga në vendin e ngjarjes.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Kurbinit tha se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i çastit për motive të dobëta, pa dhënë detaje të tjera.

“Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë. I plagosuri po transportohet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, tha policia në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë