Gazeta Si – Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur pas një sulmi të fundit nga forcat izraelite.
Mendohet se Mojtaba Khamenei do të jetë pasardhësi i babait të tij si Lider Suprem.
Pavarësisht raportimeve, Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht dhe as nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë që nga fillimi i luftës, dhe udhëheqja klerike e Iranit nuk ka njoftuar zyrtarisht një pasardhës.
Sipas raportimeve, disa anëtarë të familjes së ngushtë të Mojtaba Khameneit – përfshirë babain, nënën, gruan dhe djalin e tij – u vranë në sulmin e parë në kompleksin e udhëheqësit suprem në Teheran.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar gjithashtu se zgjedhja e djalit të Khameneit si udhëheqës suprem do të ishte e papranueshme, duke thënë se një veprim i tillë do të përfaqësonte një vazhdim të politikave të ashpra të babait të tij.
Ndërkohë, nga sulmet e fundit të Iranit në Dubai, ka mbetur i vdekur një person pasditen e së shtunës.
Autoritetet e Dubait kanë konfirmuar se mbetjet nga interceptimi i një rakete ranë mbi një automjet Al Barsha, duke vrarë një person.
Irani ka kryer edhe ditën e sotme sulme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, pavarësisht një deklarate nga presidenti Masoud Pezeshkian, i cili premtoi se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje