Lajme

Plagosën me thikë vëllain e oficerit të krimeve, prangosen dy shkodranëT

Është zbardhur dhe ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, ku mbeti i plagosur shtetasi Vatë Shpati. Ky i fundit pasi një konflikti me dy vëllezërit, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, u shoqërua me urgjencë për në spitalin e Shkodrës.

Vetëm pak orë pas kësaj ngjarje policia bëri të mundur ndalimin e dy vëllezërve dhe të një shoku të tyre S. P. 36 vjeç, i cili dyshohet se i ndihmoi të largohen nga vendi i  ngjarjes.

38-vjeçari Shpati është vëllai i njërit prej oficerëve më të rëndësishëm të kriminalistikës në qytetin e Shkodrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë