Rend dhe Ligj

Plagosën me sende të forta një person, arrestohen tre autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë plagosur pas një konflikti të çastit me sende të forta shtetasin K. H., më 9 gusht 2020, i cili ndodhet akoma në Spitalin e Traumës.

Mësohet se në pranga kanë rënë të rinjtë Syrja Zeqirllari, Endi Zeqirllari dhe Redjon Çeliku.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën ‘Mihal Grameno’, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K. H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë