Shendet

Plagët në gojë, pse shkaktohen dhe si mund të trajtohen?

Plagët në gojë janë lezione të vogla dhe të bezdisshme që shfaqen në brendësi të faqeve, në buzë, në gjuhë në formën e njollave të bardha të rrethuara nga një aureolë e kuqe. Ato mund të shkaktojnë djegie dhe dhimbje të forta, por shpesh shërohen spontanisht brenda një jave, megjithëse priren të përsëriten periodikisht.
Vlerësohet se ky çrregullim është shumë i zakonshëm: rreth 20% e popullsisë së botës vuan prej tij. Më të prekurit janë fëmijët dhe veçanërisht ata që vuajnë nga intoleranca ushqimore.

Nuk dihen ende shkaqet e shfaqjes së tyre por mendohet se ka persona që janë gjenetikisht më të ekspozuara se të tjerët. Disa studime tregojnë praninë e faktorëve që ndikojnë në shfaqjen e këtij çrregullimi, të tilla si disbalancat hormonale të lidhura për shembull me fillimin e ciklit menstrual, mangësitë dietike, veçanërisht hekuri, acidi folik dhe vitamina B12. Ato gjithashtu mund të shkaktohen nga një predispozicion ndaj intolerancave të veçanta, veçanërisht ndaj ushqimeve të tilla si vezët, domatet, djathi, çokollata, agrumet, luleshtrydhet. Edhe një mënyrë jetese e parregullt e karakterizuar nga stresi dhe ankthi, higjiena e munguar orale mund të ndikojë për të pasur këtë çrregullim.


Ato shfaqen në formën e një lezioni të vogël që menjëherë përfshin një ndjesi shpimi gjilpërash dhe diegije të lehtë . Kur hani dhe pini është e pashmangshme të ndjeni dhimbje të lokalizuara; kjo ndjesi e pakëndshme rritet në rastet kur ka të bëjë me ushqimin shumë të nxehtë ose pikant.
Problemi rëndohet kur krijohen plagë të reja, të shoqëruara me një ndjenjë dobësie të përgjithshme dhe të përsëritur me fillimin e temperaturës dhe ënjtjen e nyjeve limfatike në qafë. 


Ka kura efektive që mund të qetësojnë dhimbjet e shkaktuara nga ky çrregullim dhe mbi të gjitha të përshpejtojnë shërimin e tyre në mënyrë natyrale. Para së gjithash, këshillohet që të ndërhyhet duke i parandaluar me një dietë më të shëndetshme dhe të ekuilibruar me ushqime të pasura me vitamina B, hekur, acid folik dhe vitaminë C. Këto lëndë ushqyese janë të çmuara për të forcuar më mirë sistemin imunitar. Shmangni pirjen e duhanit dhe pirjen e pijeve alkoolike të cilat përkeqësojnë inflamacionin.
Ndër kurat që përdoret në shpesh është gargara me ujë dhe bikarbonat, me një efekt dezinfektues. 

Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë