Politike

PL, platformë për pensionistët: Të kenë mbulim të plotë financiar të të gjitha barnave

Në një tryezë të organizuar për pensionet, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka propozuar 7 pika për pensionistët, që sipas tij janë kategoria më e diskriminuar.

Ndër kryesore është pika që përfshin mbulim të plotë financiar të të gjitha barnave që përdoren nga pensionistët dhe shërbimeve mjekësore.

“Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierise në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore.

Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistet për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese...”, janë disa nga pikat e propozuara nga Partia e Lirisë për pensionistët


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë